VIDEO: I shkëlqyer, Qose shënon me ‘Panenka’ në Sllovaki

Mesfushori shqiptar, Kristi Qose, ka shënuar një gol shumë të bukur në kampionatin e Sllovakisë. Në takimin mes skuadrës së tij, Ruzomberok, dhe Mkalohvce, Qose shënoi golin e parë të takimit, e anë të një 11-metërshi.

Në minutën e 31’, 23-vjeçari merr përsipër ekzekutimin e penalltisë dhe me “Panenka”, ndëshkon portierin kundështar, duke treguar një klas të lartë- futbollisti kuqezi është një nga lojtarët më të mirë në kampionatin sllovak të futbollit.

Ky ishte goli i tetë në kampionat për mesfushorin shqiptar, i cili është aktivizuar 2220 minuta deri më tani. 23-vjeçari i ka startuar titullar 25 nga 26 sfidat e kampionatit, duke qenë një nga lojtarët kyç për skuadrën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *