Xherdan Shaqiri përmirësoi statistikat e tij kundër Serbisë. Sulmuesi shqiptar shkundi përsëri rrjetën e serbëve mbrëmjen e djeshme, ashtu siç bëri edhe katër vite më parë në Rusi. Një gol që mban jo vetëm peshë në kualifikimin e Zvicrës dhe eliminimin e Serbisë, por që hyn edhe në historinë e Botërorëve.
Xherdan Shaqiri i bashkohet Mesit dhe Ronaldos në podium, duke qenë një nga tre lojtarët që kanë arritur të shënojnë gol në tre kompeticione radhazi në Kupën e Botës. Gëzimi ka qenë i madh jo vetëm për Shaqirin, por edhe për Granit Xhakën. Buzëqeshja duket qartë në fytyrën e tij, teksa përqafon bashkëkombasin e tij dhe i drejtohet me fjalët: “Ta ha zemrën“!/Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Xhaka telling Shaqiri “ta ha zemren” after he scored top 3 World Cup moments pic.twitter.com/KfPe5JXhBI
— virghoe (@localeorising) December 3, 2022