VIDEO/ Skena që i shpëtoi të gjithëve! Australia eliminoi Danimarkën me “hile”, ja veprimi që la danezët pa Botëror

Australia i befasoi të gjithë me kualifikimin e saj në 16 më të mirat e Botës. “Kangurët” mposhtën Danimarkën 1-0 në ndeshjen e fundit në grupe dhe siguruan kalimin në fazën pasardhëse. Por kualifikimi ka ardhur si pasojë e “hilesë” së përdorur nga ishullorët.

Në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë skena që u shpëtoi të gjithëve. Në minutën e 70 Cornelius hyn në fushën e lojës dhe në dorë mban një letër me udhëzime nga stafi teknik. Letra i kalon kapitenit Eriksen, ndërsa 2 minuta më pas bie në duart e Mitchell Duke. Lojtari australian ia dorëzon stafit të tij teknik dhe këtu vjen ndryshimi.

Clark ka punuar në Danimarkë dhe ka ditur të përkthejë udhëzimet e shkruajtura në letër. Menjëherë pas leximit të saj, trajneri i Australisë bën ndryshime taktike dhe e kalon rreshtimin në 5-4-1. Një lëvizje që rezultoi e duhura, pasi australianët ia dolën të mbanin rrjetën të paprekur dhe të eliminonin Danimarkën nga Botërori./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online