Abraham duket se është idhulli i ri i tifozëve të Romës dhe zëvendësuesi ideal i Dzekos. Futbollisti i marrë nga Chelsea po jep kontributin e tij me ekipin e Mourinhos. Në mbrëmjen e djeshme do të vinte fitorja e radhës me Udinezen në shifrat 1-0, teksa goli i vetëm u shënuan nga Abraham në minutën e 35.
Sulmuesi në fjalë duket se është i lidhur shumë me kryeqytetin italian. Para ndeshjes në fjalë ka kënduar së bashku me tifozët, me veprimet që tregojnë se Abraham ka të injektuar adrenalinën e madhe kur del në fushë me fanellën e Romës. /Sport Ekspres/
Tammy Abraham singing along with @ASRomaEN‘s pre-match anthem ? pic.twitter.com/gCTNSYGTBd
— Football on BT Sport (@btsportfootball) September 23, 2021