VIDEO/ I rrëmben topin kundërshtarit dhe tund rrjetën, Milot Rashica feston golin e parë me Gallatasarain

Pritjes i ka ardhur fundi. Milot Rashica feston golin që aq shumë i kishte munguar. Sulmuesi shqiptar ka shënuar sot golin e tij të parë në kampionat me Gallatasarain. Skuadra nga Stambolli fitoi me rezultatin e thellë 0-4 në transfertën e sotme kundër Giresunsporin, ku pati vend edhe për festimin e Rashicës.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës i rrëmben bukur topin kundërshtarit në minutën e 89 dhe pasi e shmang gjendet ballë për ballë me portierin. Megjithëse kishte mundësinë të pasonte, Rashica zgjedh të godasë vetë, duke e ndalur topin në rrjetë. Britmat e çlirimit dhe të gëzimit kanë pasuar golin, duke treguar se sa shumë e kishte pritur një moment të tillë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online