Ka humbur edhe vendin e titullarit të Empoli, trajneri: Bajrami? I rëndësishëm si gjithë të tjerët

Nedim Bajrami ka humbur vendin e titullarit te Empoli dhe është larg statistikave të sezonit të kaluar. Konkurenca është rritur në ekip toskan dhe Bajrami nuk është më pika kyçe e skuadrës. Këtë e pohojnë edhe fjalët e trajnerit pas ndeshjes së sotme kundër Torinos. Zanetti ka folur për mikrofonin e “DAZN“-it, ku ka thënë se lojtari shqiptar është i rëndësishëm si të gjithë të tjerët, pa dashur të bëjë dallime në ekip.

“Bajrami? Ai është i rëndësishëm si të gjithë lojtarët e tjerë, përveç Caputos që na jep një dorë të madhe, tregu ynë i transferimeve është i rëndësishëm në mbajtjen e grupit. Bajrami ka bërë gjëra të rëndësishme për ne në dy garat e fundit. Të rinjtë nuk duhet të kenë shumë përgjegjësi. Për momentin çdo gjë po shkon mirë edhe falë atyre më me përvojë, që janë shembull”, ka deklaruar Paolo Zanetti./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online