Berishës i mbyllin përfundimisht derën te Torino, e gradojnë portier të tretë në skuadër

Largimi është bërë i domosdoshëm për Etrit Berishën. Portieri shqiptar nuk bën pjesë në planet e Torinos, që tanimë i ka dhënë një tjetër goditje. Kapiteni i Kombëtares shqiptare humb sërish territor në hierarkinë e lojtarëve, teksa është graduar portier i tretë i skuadrës.

“Tuttosport” raporton se vendimi është marrë nga vetë klubi me miratimin e trajnerit Juriç. Gemello tashmë është zëvendësuesi i Milinkoviç-Saviçit. Me këtë lëvizje, Torino i ka mbyllur përfundimisht derën Berishës, i cili duhet të gjejë me patjetër një skuadër të re për të ardhmen e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online