Maguire! Ky është mbrojtësi i marrë nga Manchester United për 87 milionë euro dhe që mban shiritin e kapitenit. Gjithmonë ka marrë vëmendjen e mediave për gafat e mëdha që ka bërë edhe në sezonin e shkuar, por këtë herë është tepruar.
Manchester United ka pësuar 9 gola në 2 ndeshjet e fundit, ndaj Leicester dhe Liverpool. Në të gjitha këto realizime të kundërshtarëve, Maguire ka pasur pjesën e tij të fajit, diku më shumë e diku më pak.
Kjo ishte edhe situata e djeshme teksa gafat e Maguire ishin në kufijtë e qesharakes pasi ishin të shumta në numër dhe nuk i përkasin një mbrojtësi të këtyre niveleve, pa iu futur pjesës së shifrave të transferimit dhe shiritit që mban si kapiten.
Në të pestë golat e pësuar nga Manchester United, Maguire ka gabuar kudo. E nëse përdoret i njëjti barometër, nëse Marash Kumbulla që është në nisje të karrierës “kryqëzohet” për një gabim të bërë ndaj Bodo Glimt, atëherë Mourinho me siguri që do e kishte bërë Maguire që të linte futbollin me performancën e tij ndaj Leicester dhe Liverpool. Sigurisht, nëse trajneri portugez do të kishtë të njëjtin kriter vlerësimi dhe do ta mbanin ende në punë te djajtë e kuq… /Sport Ekspres/
Harry Maguire is the £ 80 M star for @ManUtd vs @LFC . Devils had more 1st 18 England ??????? Internationals compared to Liverpool too. #MUNLIV pic.twitter.com/JdiEr9z7OJ
— Ir.Kumar (@skumar176) October 25, 2021