VIDEO/ I papërsëritshëm! Mund të ishte në luksin me teknikat moderne, Zlatan Ibrahimovic izolohet i vetëm në një mal dhe i shokon të gjithë

0

Dëshira dhe vullneti i fortë janë zakonisht ato që e shtyjnë çdo njeri drejt suksesit. Disa futbollistë me të drejtë quhen të pathyeshëm për shkak të gjithçkaje që kanë arritur në karrierën e tyre, pavarësisht dëmtimeve të shumta dhe fatit të keq. Epiteti “i pathyeshëm” padyshim që mund t’i vihet Zlatan Ibrahimoviçit, pa dyshim një nga futbollistët më të mirë të shekullit të 21-të dhe një njeri që nuk dorëzohet, pavarësisht se është në dekadën e pestë të jetës.

Ibrahimoviç do të festojë ditëlindjen e tij të 41-të në fillim të tetorit, por është e qartë se fjala tërheqje ende nuk ekziston në fjalorin e tij dhe nuk po mendon të thotë lamtumirë.  Pak kohë më parë iu nënshtrua një operacioni në gju dhe aktualisht po kalon një periudhë rikuperimi, prandaj vendosi të bëjë një lëvizje të pazakontë. Në vend që të shijonte luksin dhe teknikat moderne të rikuperimit së trupit, Ibra vendosi të izolohej në malin ku mbërriti me helikopter. Pas kësaj, Ibrahimoviç u la i vetëm ku vendosi të përshpejtojë procesin e rikuperimit dhe të forcojë trupin me ushtrime të ndryshme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

@sport_magazine27 The football superstar shocked, Zlatan Ibrahimovic. He can have whatever he wants and enjoy luxury, but he is isolated in the mountains ? #ibrahimovic #football #uefa #milan #sweden ? original sound – Sport_Magazine

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.