VIDEO/ I ndan arbitri dhe lojtarët e tjerë, “djali i keq” Pepe grindet me shokun e ekipit te Porto

0

Përse gjithmonë Pepe? Ish-futbollisti i Realit të Madridit vazhdon që të shkaktojë jehonë në media për sjelljen e tij në fushën e lojës. Këtë herë mbrojtësi i njohur ka pasur një grindje me shokun e ekipit te Porto.

Menjëherë pas përfundimit të transfertës ku u fitua në shifrat 0-1 ndaj Farense, Pepe ka shkuar për t’i dhënë duart mesfushorit Loum. Ky i fundit kishte një bisedë për të konsumuar me mbrojtësin, ndërsa nervat e portugezit nuk kanë mbajtur më.

“Djali më i keq” sa i përket futbollit të luajtur, Pepe, ka dalë menjëherë në origjinë duke u grindur fizikisht me shokun e skuadrës. Do të duhej ndarja e arbitrit dhe lojtarëve të tjerë që situata të mos degradonte më tepër. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.