VIDEO/ I mjaftojnë 11 minuta për të tundur rrjetën, Rei Manaj nis festën kundër Bolonjas

Rei Manaj ka arritur të shënojë golin e tretë në Serie A për këtë sezon. Sulmuesit shqiptar i kanë mjaftuar vetëm 11 minuta lojë për të tundur rrjetën e Bolonjës. Specia është duke udhëhequr në transfertë me rezultatin 0-1 dhe goli mban firmën e 24-vjeçarit.

Një harkim i hedhur në zonë është shfrytëzuar më së miri nga Rei Manaj, i cili mposht portierin e Bolonjës me një goditje me kokë. Sulmuesi i Kombëtares nis festën ndaj ekipit të Mihajloviçit, duke shpresuar që në fund të ndeshjes goli i tij të vlejë 3 pikë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online