Një miqësore luksi e gjitha për t’u shijuar, FSHF kujton rritjen e kuqezinjve: E konfirmon Spanja, gëzojmë reputacion të madh

Shqipëria do të luajë një miqësore luksi më datë 26 mars, ku në orën 19:00 do të zbresë në fushë kundër Spanjës. Një ndeshje ndaj një kundërshtari që i përket ajkës së Kombëtareve europiane, e cila është e gjitha për tu shijuar. Ndërkohë FSHF ka shpërndarë një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, ku u kujton të gjithëve se sa është rritur ekipi ynë kombëtar në vitet e fundit.

“Më 26 mars 2022 Shqipëria luan me Spanjën në stadiumin “RCDE” të Espanjolit, Barcelonë. Fakti që ish-kampionët e Botës dhe të Europës kanë zgjedhur të përballen me Shqipërinë konfirmon faktin se ekipi kuqezi është rritur ndjeshëm ndër vite dhe gëzon reputacion të madh në arenën ndërkombëtare”, shkruan FSHF-ja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online