VIDEO/ I lë mbrapa lojtarët e Qarabag si të ishin piketa, Ernest Muçi vazhdon me shkëlqimin te Legia

Ernest Muçi vazhdon që të shkëlqejë te Legia e Varshavës. Lojtari shqiptar ka luajtur sërish nga minuta e parë. Këtë herë polakët zhvilluan një ndeshje miqësore kundër Qarabag të Azerbajxhanit, e mbyllur me shifrat 2-0. Një derbi shqiptarësh pasi nga krahu tjetër ishte edhe Redon Xhixha.

Megjithatë Ernest Muçi zhvilloi ndeshje për t’u duartrokitur duke marrë jo pak vlerësime. Në një moment të ndeshjes ish-futbollisti i Tiranës arriti që të lërë mbrapa dy kundërshtarët e Qarabag si të ishin piketa, por gjuajtja nga distanca nuk ishte e saktë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online