“Më torturuan për 6 muaj, më rrahën në trup dhe duar”! Rrëfimi i Ragip Xhakës: Granitit i kanë treguar vetëm 50% të asaj që më bën serbët

Ragip Xhaka ka treguar edhe njëherë tjetër historinë e së kaluarës. Teksa të huajt janë të interesuar që të dinë arsyen e mllëfit aq të madh të Granit Xhakës kundër Serbisë, përtej historisë së ditur mes shqiptarëve dhe serbëve, është padyshim përjetimi i babait të tij që ka kaluar jo pak tortura. “Policia hyri në shtëpi në orët e para të mëngjesit dhe më arrestoi. Isha në shok dhe kisha vetëm pak sekonda për t’u veshur. Më vunë prangat, më futën në një furgon dhe më futën në burg. Ata krijuan arsye për të më arrestuar sepse ishim thjesht studentë që protestonim paqësisht.

Në qeli kalonim 23 orë e 50 minuta në ditë. Mund të dilnim vetëm për 10 minuta, por nuk na lejuan të shikonim qiellin. Na merrnin në pyetje çdo ditë. Për gjashtë muaj më torturuan çdo ditë. Më rrahën në duar, këmbë, krahë, trup. Ata përdorën shkopinj dhe më kërkuan të rrëfeja. Nuk e dija se çfarë donin të rrëfeja. Unë isha vetëm pjesë e demonstratave paqësore”, tha Ragipi. Nga krahu tjetër ai shprehet se Graniti nuk di as 50% të historisë. “Unë i tregova vetëm 50 për qind të asaj që ndodhi. Vetëm gruaja dhe babai im dinë absolutisht gjithçka që ka ndodhur gjatë asaj periudhe”, përfundoi Ragipi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online