Ballkani është duke luajtur ndeshjen e fundit në grupet e Ligës së Konferencës. Suharekasit janë duke humbur 1-0 në transfertën me Kluzhin, megjithëse rezultati mund të ishte më i thellë. Në minutën e 34 të takimit, rumunët fitojnë të drejtën e një 11 metërshi.
Ciprian shkon pranë pikës së bardhë të penalltisë për të gjuajtur topin, por Frashëri kupton krahun dhe i mohon golin. Megjithatë, portieri shqiptar e kishte lënë vijën përpara kohe dhe arbitri bën me shenjë të përsëritet penalltia. Kapiteni i Kluzhit provon të shënojë në qendër këtë herë, por Frashëri tregohet përsëri i jashtëzakonshëm dhe pret sërish topin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/