VIDEO/ I hidhet Viniciusit në këmbë, ndërhyrja e jashtëzakonshme e Gjimshitit në zonë shpëton golin

Është mbyllur pjesa e parë në shifrat 1-0 mes Realit të Madridit dhe Atalantës. “Galaktikët” udhëheqin pas një dhurate të Sportielos, që i pason topin kundërshtarëve. Por rezutati mund të ishte edhe më i thellë. Vinicius gjendet në zonë në një pozicion mjaft të përshtatshëm për të shkundur rrjetën e zikaltërve.

Por ishte pikërisht Gjimshiti ai që merr përsipër të shpëtojë portën e tij. Mbrojtësi shqiptar tregon edhe një herë aftësitë e tij në prapavijë, duke iu hedhur në këmbë talentit brazilian. Një ndërhyrje e jashtëzakonshme kjo e 28-vjeçarit që nga ndeshja në ndeshje shfaq gjithnjë e më shumë siguri dhe cilësi në mbrojtje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online