Është mbyllur pjesa e parë në shifrat 1-0 mes Realit të Madridit dhe Atalantës. “Galaktikët” udhëheqin pas një dhurate të Sportielos, që i pason topin kundërshtarëve. Por rezutati mund të ishte edhe më i thellë. Vinicius gjendet në zonë në një pozicion mjaft të përshtatshëm për të shkundur rrjetën e zikaltërve.
Por ishte pikërisht Gjimshiti ai që merr përsipër të shpëtojë portën e tij. Mbrojtësi shqiptar tregon edhe një herë aftësitë e tij në prapavijë, duke iu hedhur në këmbë talentit brazilian. Një ndërhyrje e jashtëzakonshme kjo e 28-vjeçarit që nga ndeshja në ndeshje shfaq gjithnjë e më shumë siguri dhe cilësi në mbrojtje./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Quel retour de Berat Djimsiti sur le contre de Vinicius JR #RealMadridAtalanta #ChampionsLeague pic.twitter.com/LU6529QsZa
— Football Albanais (@FutbolliShqipFR) March 16, 2021