Kristian Eriksen tronditi botën e futbollit që në ditën e dytë të Kampionatit Europian, teksa pësoi arrest kardiak në fushën e lojës dhe ishte në rrezik për jetën. E gjithë bota e futbollit u sensibilizua me këtë rast dhe shprehën lutjet e tyre për shëndetin e mesfushorit të Danimarkës.
Ndërkohë në duelin e sotëm mes Danimarkës dhe Belgjikës, skuadrat kanë vendosur të nderojnë futbollistin 29-vjeçar. Para se takimi të niste një fanellë gjigante e Kombëtares nordike me emrin e Eriksen dhe numrin 10 mbi shpinë është paraqitur në fushë.
Ndërkohë, skuadrat kanë ndalur lojën në minutën e 10 dhe i gjithë stadiumi, duke nisur nga lojtarët, arbitrat, stafet teknike e deri te tifozët duartrokasin për mesfushorin danez./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/zi_988/status/1405561410906738692