Alioski nuk i kupton futbollistët “e frikësuar” të Maqedonisë: Është vetëm futboll, përse nuk luajmë dot?

0

Maqedonia e Veriut është me një këmbë jashtë Europianit teksa numëron humbjen e dytë radhazi. Ndeshja e fundit për ta do të jetë me Hollandën dhe për këtë arsye lojtari shqiptar, Alioski, kërkon që të zgjojë shokët e skuadrës. Pjesa e parë kundër Ukrainës ishte tërësisht për t’u harruar ku u humb në shifrat 2-0 në 45 minuta. Futbollistët e drejtuar nga Shevcenko kishin mundësi të pastra për të thelluar edhe më tepër rezultatin. Me uljen e ritmit në pjesën e dytë, Maqedonia e Veriut ishte më kërcënuese në portën kundërshtare.

E duke u nisur nga kjo pikë, Alioski dëshiron që shokët e skuadrës të heqin frikën dhe presionin e Europianit. Aktualisht si pjesë e Lids në “Premier League”, padyshim që formimi i Alioskit është për nivele të larta dhe nuk ka të njëjtin përjetim me lojtarët e tjerë të Maqedonisë së Veriut. “Pyetja që unë shtroj është se përse ne nuk e luajmë gjithë ndeshjen, si kemi luajtur sot në pjesën e dytë? Kjo është pyetja dhe që nuk e kuptoj. Në fund është vetëm futboll”, u shpreh Alioski. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.