VIDEO/ I gjithë stadiumi çohet në këmbë për ta duartrokitur! Chiellini i jep lamtumirën Juventusit, ndalet loja për të nderuar legjendën

Mbrojtësi legjendar i Juventusit, Giorgo Chiellini, luajti ditën e sotme ndeshjen e fundit me skuadrën bardhezi. Aktualisht po luhet sfida Juventus-Lazio dhe në minutën e 17-të, te dyja skuadrat ndalën lojën për t’i dhënë përshëndetjen e fundit 37 vjeçarit. Allegri e zëvendëson në minutën e 17 për një arsye të veçantë, pasi aq është edhe numri i viteve që ka kaluar me Juventusin. Kapiteni italian u duartrokit si nga shokët e ekipit dhe gjithashtu nga pala kundërshtarëve.

I gjithë stadiumi u ngrit në këmbë për të nderuar horin e tyre. Me Juventusin Chiellini fitoi 9 tituj Serie A, 5 herë Kupën e Italisë dhe Superkupën, si dhe një sezon në Serie B. Fatkeqësisht Chiellini shkoi dy herë në finale të Champions League me bardhezinjtë, por nuk arriti ta fitojë trofeun më të rëndësishëm në Europë./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/juve_canal/status/1526279857927233537

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online