VIDEO/ I gjithë Frankfurti është në festë, tifzoët i bëjnë pritje madhështore ekipit pasi fitoi Europa League-n

Tifozët e Eintracht-it të Frankfurtit kanë treguar një pasion pa kufij për skuadrën e tyre të zemrës. Nuk kanë munguar për asnjë moment në shkallët e stadiumit, ku majde kanë arritur edhe të jenë më të lartë në numër se tifozeria vendase.

Nga stadiumet, tashmë janë zhvendosur në rrugët dhe sheshet e qytetit. I gjithë Frankfurti është në festë që nga mbrëmja e djeshme, kur Eintracht-i mposhti Rangersin me penallti në finale dhe fitoi trofeun e Europa League-s.

Skuadra është kthyer përsëri në Frankfurt, ku i është rezervuar një pritje madhështore nga a tifozët e saj. Më shumë se 100 mijë tifozët kanë qenë të pranishëm vetëm në sheshin qendror të qytetit për të festuar trofeun e parë pas 42 viteve të klubit të tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online