VIDEO/ I fliste gjithë kohës, trajneri i Charlton i hedh peshqirin dhe Florian Marku i shkakton humbjen e parë

Një ndeshje e vërtetë boksi ishte ajo mes Florian Marku dhe Rylan Charlton. Ky duel dhuroi shumë spektakël dhe është mbyllur me fitoren e boksierit shqiptar. Në raudin e tetë, grushtat e shqiptarit rezultuan të fortë për Charlton, që kurrsesi nuk mund të dorëzohej pa marrë edhe goditjen e fundit.

Për t’ia lehtësuar vuajtjet ka menduar trajneri që hodhi peshqirin në shenjën e dorëzimit, ndërsa Marku vraponte në ring me peshqirin e marrë. Gjithçka mund të mbyllej në raundin e 4 me “Knock-Out”, teksa boksieri shqiptar e bëri Charlton të vallëzonte pas grushtave të shumtë. Në këtë rast do të ishte gongu që do të shpëtonte kundërshtarin.

I vetmi moment i vështirë për Markun ishte në raundin e gjashtë duke u shtrirë në tokë, megjithatë arriti që t’i shpëtonte humbjes. Boksieri shqiptar tregoi një stil që pëlqehet shumë nga tifozët, ndryshe nga Charlton.

Gjatë gjithë kohës zgjodhi që të provokonte Charlton duke qëndruar në disa raste i pambrojtur për të marrë disa grushta dhe për të thënë: “Asgjë, asgjë, këto grushta nuk janë asgjë. Unë nuk jam Joe Laës(e mundi Charlton me KO”. Kjo është humbja e parë për Charlton pasi numëronte 5 fitore dhe 1 barazim. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *