VIDEO/ E shpëtoi vetëm gongu! Shihni goditjen si “valium” nga Marku, Charlton ecte si “i pirë”

Në një arenë ku ndeshen dy boksierë që nuk e kanë marrë ende humbjen e parë, nuk mund të ketë asgjë tjetër përveç spektaklit. Gjithçka është dhuruar në përballjen mes Florian Markut dhe Rylan Charlton. Përballja ka përfunduar me fitoren e boksierit shqiptar që në raundin e tetë mori si “dhuratë” peshqirin nga trajneri kundërshtar, për të treguar dorëzimin pas grushtave të shumtë që po pësonte Charlton.

Por kjo ndeshje mund të përfundonte që në raundin e 4 me “Knock-Out”, pa pasur nevojë për reagimin e trajnerit. Një goditje e vetme e fuqishme ka vendosur në gjumë Charlton që po ecte si i pirë në ring, megjithatë gongu “tradhëtoi” boksierin shqiptar pasi koha përfundoi dhe kundërshtari i tij mund të merrte veten pas trullosjes. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online