VIDEO/ I dridheshin duart dhe po i shteronin të gjitha energjitë, Djokovic kërkon ndihmën e doktorit gjatë lojës

Novak Djokovic ka arritur të kualifikohet në gjysmëfinale të “ATP”-së. Megjithatë fitorja ndaj Medvedevit nuk ka qenë aspak e lehtë. Seti i parë u fitua 6:3 nga tenisti serb, por seti i dytë nuk ka shkuar aspak mirë për të. Kur po afrohej fundi i këtij raundi, Djokovic shkon të ulet në stol dhe ofron skena aspak të frikshme për të pranishmit.

I stërlodhur dhe me energjitë që po i shteronin, tenistit 35-vjeçar nisin ti dridhen duart teksa po fshihej me peshqir. Djokovic i hedh vetes ujë për tu qetësuar, ndërsa më pas kërkon edhe ndihmën e një doktori. Në fund ia del të çojë lojën deri në fund. Seti i dytë shkon për Medvedevin, ndërsa seti i tretë fitohet nga tenisti serb, që siguron kështu një vend për në gjysmëfinale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online