VIDEO/ “I çmenduri” Bielsa nuk ndryshon kurrë, i zbulon formacionin kundërshtarit dy ditë para

I etiketuar shpesh herë si “i çmendur” për shkak të karakterit të tij, profili i Marcelo Bielsas tërheq gjithnjë vëmendjen e mediave dhe opinionit sportiv. Argjentinasi nuk ndryshon kurrë dhe këtë herë i çudit të gjithë në konferencën për shtyp. Lidsi i tij do të përballet me Uest Hemin ditën e nesërme, por Bielsa ia ka bërë punën më të lehtë kundërshtarit për të studiuar skuadrën e tij.

I pyetur nga gazetarët nëse do të ketë ndryshime në formacion përballë kundërshtarit të radhës, trajneri i Lidsit ka shuar kureshtjen e të gjithëve ditën e djeshme, duke i zbuluar gjithë 11-shen që do të hedhë në fushë për takimin me Uest Hemin. Ndonëse formacionet zbulohen vetëm 1 orë përpara ndeshjes dhe përgjithësisht trajnerët nuk dëshirojnë ta ndajnë atë me të tjerët përpara kohe, për Bielsën kjo nuk ka aspak rëndësi, pasi e bën publik 2 ditë përpara sfidës së radhës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online