“Arsenali më tregonte numrat, por unë doja trofe”, Van Persi zbulon prapaskenën me Juven: Isha një hap larg

Arsenali po kalon një moment mjaft të vështirë, tëksa ndodhen në vendin e 15-të në kampionat. Topçinjtë e nisën mjaft mirë sezonin, por kanë pësuar shumë rezultate mjaftt negative në javët e kaluara. Por problemi i Arsenalit është më i hershëm, pasi nuk arrijnë te fitojnë një trote që nga viti 2004, kur në këtë ekip luante një yll si Tieri Henri.

Këtë e ka pranuar dhe ish lojtari i kësaj skuadre dhe i Mançester Junajtid, Robin Van Persi, i cili u shpreh se përkundër premtimeve të klubit kishte besimin se ky klub nuk mund të fitojë trofe. Gjithashtu hollandezi deklaroi se ishte në bisedime me Juventusin, por kontrata nuk u arrit të shkruhej.

“Një ditë presidenti erdhi pranë meje dhe më tregoi numrat e suksesshëm të skuadrës, por unë ndjeja se skuadra nuk mund të luftonte për rezultate të mira. I thashë se isha i interesuar vetëm për tituj. Mendova të largohesha nga Anglia dhe isha një hap larg Juventusit. Por presidenti kishte probleme me bardhezinjtë dhe marrëveshja nuk u arrit. Gjithashtu i sugjerova dhe Vengerit të blinte Kielinin, por as kjo nuk u arrit. Do të na duhej një lojtar si ai që është i lindur për të fituar”- u shpreh Van Persi./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online