Përqafime për të gjithë por jo për Gasperinin, kapiteni Gomez shqetëson Atalantan në dhomat e zhveshjes

Atalanta është larguar nga Amsterdami me fitore që mbante shijen e kualifikimit për të dytën herë radhazi në fazën e 1/16 të Champions League. Një rezultat i patjetër që është një motiv i mirë për të gëzuar e për të përgëzuar njëri-tjetrin. Sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport”, në fund të takimit ka shkuar dhe ka përqafuar lojtarët dhe stafin e Atalantas.

Përqafime për të gjithë, por jo për Gasperinin. Me sa duket konflikti mes palëve vazhdon dhe nuk është arritur në një zgjidhje të situatës. Kapiteni Gomez vijon të shqetësojë klubin në dhomat e zhveshjes për shkakt të këtij ngërçi me trajnerin, që rrezikon të prishë çelësin e suksesit të bergamaskëve, harmoninë në skuadër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online