Alen Sherri ishte një prej afrimeve të trajnerit Reja nga futbolli shqiptar. Gardiani i Laçit do të jetë gati kundër Uellsit dhe Çekisë në dy miqësoret që do të zhvillojë Shqipëria. Teksa po përgatitet për ndeshjen e parë, Sherri është shfaqur i buzëqeshur dhe ka treguar mes krenarisë të gjitha emocionet që e përfshijnë në grumbullimin e parë me Kombëtaren.
“Jam shumë krenar që mora ftesën për herë të parë nga Kombëtarja. Atmosfera në ekip është shumë e mirë, mezi presim t’i luajmë këto ndeshje. Shpresojmë të kemi një rezultat pozitiv dhe të luaj ndeshjen e parë me Kombëtaren. Do të ishte ëndërr e realizuar për mua. Më kanë pritur shumë këtu”, tha Sherri. /Sport Ekspres/