Kumbulla i fiton zemrën Murinjos me fjalët e bukura: Nuk e besoj dot ende! Kristiano Ronaldon nuk e kupton dot kur je në fushë

Marash Kumbulla do të drejtohet nga trajneri Murinjo te Roma dhe kjo pritet që të rris edhe më tepër cilësinë e mbrojtësit shqiptar. Tekniku i njohur zgjodhi kryeqytetasit për të vazhduar duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Por si ndihet Kumbulla me këtë lëvizje? Mbrojtësi i ka fituar zemrën portugezit me vlerësimet e larta për trajnerin e ri.

“Nuk mund ta besoj ende se Murinjo është tek ne. Është një ëndërr që të stërvitesh nga ky trajner dhe do të jetë motiv më shumë për t’u rritur dhe përmirësuar. Nuk kam folur ende me të, por do ta bëj kur të vijë në Romë. Do të jetë përvojë e pabesueshme. Gjëja më e rëndësishme që do të na sjellë Murinjo është mentaliteti fitues pasi e ka bërë në çdo ekip që ka shkuar.

Përballja me Kristiano Ronaldon? Kur je në fushë nuk e kupton se po luan kundër tij. Pastaj kur sheh fotot pas ndeshjes ke një ndjenjë të çuditshme dhe të bukur. Kjo pasi e kam parë duke luajtur kur isha i ri dhe tani kam mundësinë për t’u përballur me të”, tha Kumbulla. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online