VIDEO/ I bukur për aq sa zgjati! Rrugëtimi për Atalantën merr fund, “dhurata” e portierit i hap rrugën eliminimit

0

Ishte i bukur për aq sa zgjati. Udhëtimi i Atalantës në Champions League ndalet mbrëmjen e sotme. Megjithëse rezultati 0-1 në Bergamo la gjithçka të hapur për kualifikim, zikaltrit janë mposhtur në Madrid 3-1 nga ata që kanë shkruar për vite me radhë historinë e futbollit europian.

Seria e golave nis me një “dhuratë” që portieri Sportielo i bëri “galaktikëve”. Gardiani i Atalantës gabon në pasim dhe gjen Modriç, i cili shërben për Benzemanë një top në portën e zbrazur. Kaq mjaftoi për të ulur besimin e djemve të Gasperinit dhe për të rritur moralin e Realit të Madridit.

Ndërkohë në pjesën e dytë Vinicius fiton një penallti pas ndërhyrjes së gabuar të Toloit. Në pikën e bardhë të 11 metrave pozicionohet kapiteni Serxho Ramos, që qetësisht e ndal topin në rrjetë. Në minutat e fundit të përballjes Muriel ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi dhe ndez për një çast shpresat, të cilat do i shuante shpjet Asensio me golin e 3-të për skuadrën e tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.