E çuditshme/ Atalanta shkonte për t’i rrezikuar portën pastër Realit, arbitri mbyll ndeshjen

Reali i Madridit fitoi në shifrat 3-1 kundër Atalantës, në një ndeshje ku rezultati krijon një ide të gabuar mënyrën sesi shkoi historia e saj. Ekipi spanjoll e gjeti golin e parë të takimit vetëm pas gabimit të portierit Sportielo në minutën e 34, teksa deri në atë moment, skuadra e Zidan nuk po e vinte dot në vështirësi kundërshtarin.

Protesta të mëdha do të vinin nga kampi i Atalantës në fundin e pjesës së parë. Një pasim nga qendra e mesfushës shkonte bukur te Muriel që dilte pastër në zonën e Realit të Madridit, atje ku do të rrezikohej seriozisht porta e kundërshtarit.

Por në atë moment për të shpëtuar spanjollët mendon vërshëllima e trefishtë e arbitrit. Asnjë minutë shtesë nuk u dha në pjesën e parë, por minutazhi 45:00 shkoi në momentin që Muriel preku topin. Kjo solli protesta të mëdha te stafi i Atalantës ndaj Dany Makkelie. Shumë diskutime janë bërë edhe për penalltinë e dhënë në favor të Realit, por pamjet e përsëritura tregojnë qartë se kontakti me lojtarin e Atalantës ka ndodhur brenda zonës, pasi jashtë saj nuk kishte asnjë prekje. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online