VIDEO/ I akullt! Qetësia e Nejmarit çorodit edhe kundërshtarët, Lyon humbet finalen pas 120 minutash

PSG ka arritur të fitojë edhe “Coupe de la Ligue” teksa ka mposhtur në finale Lyonin. Koha e rregullt u mbyll pa gola, duke mos prodhuar spektaklin e shumëpritur nga këto dy skuadra. Gjithashtu edhe minutat shtesë do të ofronin të njëjtën panoramë, ku asnjëra prej ekipeve nuk arriti që të shënonte në portën kundërshtare.

Një ndeshje që dukej se nuk do të kishte kurrë fund, teksa mbërriti në ruletën ruse pas 120 minutash. Kur të gjitha ekzekutimet rezultuan të sakta, Nejmar ishte lojtari i fundit i zgjedhur nga PSG për të goditur penalltinë, me shifrat që ishin 4-5. Ylli francez ka treguar gjithë qetësinë e tij për t’u pasur zili, ku në mes të atij presioni të madh, arrin lehtësisht të dërgojë topin në rrjetë, duke çoroditur kundërshtarët që u afruan aq shumë me triumfin. Menjëherë pas kësaj 11-metërshi do të humbej nga Traore i Lyon dhe Sarabia përmbylli finalen. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online