VIDEO/ Hysaj ndërron rolin, por i njëjti për kritikat! Shihet si fajtor në golin e dramës të Atalantës, Roshi dhuron asist në Turqi

Elseid Hysaj ka luajtur për 90 minuta gjatë përballjes dramatike mes Atalantës dhe Lacio. Ekipi nga Bergamo barazoi në minutat e fundit falë gjuajtjes së saktë të De Roon. Ndërkohë mbrojtësi shkodran shihet si fajtor në këtë rast pasi kishte në markim De Roon, por nuk arriti që ta bllokojë goditjen e tij.

Mbrojtësi shkodran ndërroi krahun në këtë takim duke u rikthyer në pozicionin e tij natyral si mbrojtës i djathtë. Ndërkohë legjionari tjetër shqiptar, Odise Roshi, ka qenë një prej lojtarëve më të mirë të takimit mes Maniaspor dhe Boluspor. “Raketa e Kombëtares” ka dhuruar një asist në minutën e 65 për Kasongon duke e dërguar rezultatin përkohësisht në 1-2, megjithëse vendasit barazuan me anë të Eken në të 73. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *