Shqipëria do të përballet kundër Çekisë në transfertë. Kuqezinjtë kërkojnë që të dalin me pikë nga kjo përballje dhe të rrisin shanset për kualifikimin në Europianin e Gjermanisë. Por si mund të luajë Kombëtarja në këtë ndeshje?
Skënder Gega, trajneri i njohur ishte i ftuar në emisionin “Procesi Sportiv”. Ai ka bërë zgjedhjet e tij, për të dhënë një ide sesi mund të jetë formacioni i Shqipërisë, por sigurisht në bazë të vendimeve që mund të merrte Skënder Gega si trajner. Fjala e fundit i takon padyshim Silvinjos që gëzon mbështetjen e të gjithë kolegëve të tij në Shqipëri.
Sa i përket formacionit të Gegës, Hysaj dhe Balliu duhet të ishin krahët e mbrojtjes, ndërsa Uzuni dhe Asani janë krahët e sulmit. Në videon më poshtë gjeni të ilustruar edhe formacionin e Gegës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/