Ekskluzive/ “Le t’i lëmë shakatë tani, bëhemi serioz”! Përgjigja e gazetarit çek i thotë të gjitha, Shqipërinë nuk e fusin as në llogari

Nga Klaudio Ndreca

Shqipëria mban vendin e dytë në grup pas Çekisë dhe në 7 shtator do të kemi një përballje direkte. Por pavarësisht optimizmit të madh të shqiptarëve dhe bindjes për të dalë me pikë nga kjo transfertë, vendasit nuk e imagjinojnë dot një gjë të tillë.

Në fakt kemi një ndarje mes mendimit të lojtarëve dhe të opinionit çek, dy kahe të ndryshme. Qazim Laçi ka treguar në një intervistë për “Sport Ekspres” se lojtarët e Slavias së Pragës dhe Spartës së Pragës që përbëjnë më shumë se gjysmën e Kombëtares së Çekisë, i kanë thënë mesfushorit tonë se për ta Shqipëria është më e fort se Polonia, duke parë emrat e lojtarëve dhe ekipet ku luajnë.

Por mediat çeke dhe tifozët atje nuk e kanë hasur shpesh Kombëtaren tonë. Ata mendojnë se pas fitores që Kombëtarja e tyre mori kundër Polonisë, Shqipëria as nuk duhet të llogaritet. “Sport Ekspres” ka kontaktuar me një gazetar çek ku kemi zgjedhur që t’i bëjmë një pyetje provokuese.

“Leëandoëski apo Soucek(lojtari i rëndësishëm i Cekisë”, kush prej tyre mendon se do të ngel pa Europian?”. Në këtë mënyrë i kemi lënë të nënkuptohet se Shqipëria do të kalojë me patjetër në Europian dhe dy Kombëtaret e tjera do të luftojnë për biletën e mbetur.

Përgjigja ishte e prerë: “Le t’i lëmë shakatë tani, duhet të bëhemi pak serioz”. Një përgjigje që i thotë të gjitha, në Çeki presin që Shqipëria të jetë kompetitive, por deri në pikën që të fitojnë me rezultat të ngushtë, barazimi as që nuk imagjinohet për të mos thënë…humbja! /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online