Napoli është duke udhëhequr takimin kundër Specias, të vlefshëm për çerekfinalet e Kupës së Italisë. Të kaltrit e kanë gjetur shpejt rrugën e rrjetës. Në minutën e 5 të duelit, Elseid Hysaj shfrytëzon një top të kthyer pas në zonë dhe menjëherë shërben më Kulibalin. Ky i fundit tregon klas edhe në zonën kundërshtare, teksa me finte e dërgon topin në rrjetë.
Hysaj lë kështu shenjën e tij që në minutat e para ndaj Specias, duke e festuar në mënyrën më të mirë të mundshme rikthimin si titullar te Napolin. Ndosha një mesazh shumë i mirë ky edhe për Xhenaro Gatuzon, që mund të mendojë të aktivizojë më shpesh mbrojtësin shqiptar në krahun e djathtë të prapavijës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/DribblingFutbol/status/1354887677439602690