VIDEO | Huntelar është “ujk”, shikoni supergolin e shënuar sot

Ajaksit duket se do i duhet kohë për të ardhur në vete pas ikjes së dy prej lojtarëve më të mirë, De Jong dhe De Ligt. “Harkëtarët” për ta bërë këtë po organizojnë shumë miqësore dhe e radhës është ajo e sotmja ndaj turkëve të Sivaspor.

Ndeshja ka përfunduar me rezultatin 1-1. Ka qenë një ndeshje e përgjumur nga ana e djemve të Ten Hag. Kishte momente ku turqit morën më shumë iniciativa, me Ajaksin që i mungonin sulmet e rrjedhshme dhe saktësia në veprime. Sivaspor shënuan të parët në minutën e 38-të. Pas një orë e çerek lojë, holandezët kanë arritur të barazojnë me Huntelar, i cili realizoi një supergol në minutën e 76-të.

Miqësore

Ajaks-Sivaspor 1-1
Mert Jandash ’38 / Huntelar ‘76

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *