Futbollisti i njohur brazilian Hulk njihet për goditjen e tij të fuqishme. Mëngjarashi vazhdon karrierën e tij prej disa vitesh në kampionatin kinez, ku është një ndër lojtarët më të paguar.
Së fundmi 32-vjeçari ka prodhuar një ndër perlat që bënte shpesh ne Porton ose Zenitit. Hulk ccoi në 2 – 2 rezultatin e ndeshjes midis Shangait dhe Lifan me një goditje të fuqishme nga jashtë zone.
Shpejtësia dhe trajektorja që merr topi shtangin portierin e skuadrës kundërshtare që nuk lëviz qoftë edhe një gisht, edhe pse goditja bëhet nga një distancë prej më shumë se 30 metrash. Fatkeqëisht për Hulk, skuadra e tij ishte e pafat duke pësuar një autogol në minutat e fundit të takimit.