VIDEO/ Historia përsërit veten! Deja Vu për Italinë në Botërorin e dytë radhazi jashtë, goli i Maqedonisë ishte si ai i Suedisë që tmerroi axurrët

0

Maqedonia e Veriut bëri bujë duke fituar 0-1 në Palermo në gjysmëfinalen e play-off-it. Mysafirët mbrojtën në të gjitha 90 minutat, ndërsa në minutën e dytë shtesë të arbitrit, Aleksandar Trajkovski shënoi gol për 0:1 dhe solli fitore të madhe për Maqedoninë e Veriut.

Për Italinë, ky do të jetë Botërori i dytë radhazi në të cilin nuk do të paraqitet, pas Botërorit të Rusisë 2018. Historia duket se përsërit veten teksa pas rezultatit 0-0 në San Siro më 13 nëntor 2017, katër ditë më vonë në Friend Arena, Suedia i mposhti me golin 1-0 të Johansson në minutën e 61-të. Thuajse në të njëjtin pozicion me një gjuajtje nga distanca, Italia mbeti jashtë Botërorit. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.