“Fituam me stilin italian ndaj italianëve, një gol me dy goditje“, trajneri i Maqedonisë së Veriut: Lojtarët bënë qejf

Maqedonia e Veriut ishte befasia e madhe, teksa mbrëmjen e sotme bëri realitet një mrekulli duke eliminuar Italinë nga “play off“-et për Kupën e Botës. Trajneri i fqinjëve lindorë ka folur pas përfundimit të sfidës në konferencën për shtyp, ku është shprehur se kanë arritur të fitojnë me stilin italian pikërisht përballë italianëve.

“Fituam me stilin italian ndaj italianëve, një gol me dy goditje. Jam shumë i lumtur për këtë fitore, jam krenar për këta djem. E gjithë energjia nga nesër do të jetë tek Portugalia. A e prisnja Maqedoninë e Veriut në këtë pikë? Absolutisht po, ne e dimë forcën tonë. Para garës u thashë djemve të bënin qejf dhe në fakt ata bënë qejf”, ka deklaruar Blagoja Milevski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online