VIDEO/ Higuain e ka humbur tërësisht! Konfliktohet me arbitrin pas ndeshjes, ndëshkohet me të kuq

Karriera e Gonzalo Higuain duket se ka marrë tatëpjetën. Futbollisti argjentinas nuk gjeti vend në Juventusin e Pirlos dhe largimi ishte e vetmja alternativë për të. “El pipita“ vendosi t’i bashkohej Inter Miami-t në kampionatin amerikan, por gjërat nuk po i shkojnë si duhet.

Ai përfundim i aventurës te Juventusi nuk e ka lënë të qetë mendërisht dhe kjo është pasqyruar qartë në takimet e fundit. Higuain e ka humbur tërësisht toruan, teksa në fillim do të konfliktohej me shokët e ekipit pas një penalltie të humbur, ndërsa tashmë “viktima“ bëhet gjyqtari i takimit.

Pas ndeshjes që Inter Miami humbi me shifrat 2-1 kundër Montreal Impact, argjentinasi ka shkuar të konfliktohet me arbitrin kryesor të sfidës. Gjuha e përdorur nuk ishte aspak e duhur dhe pavarësisht se ndeshja kishte përfunduar, Tim Ford i tregon kartonin e kuq me arsyen “gjuhë ofenduese, fyese dhe abuzive“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/wijor/status/1318167493479976961

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online