Dha vendime kundër Juventusit, arbitri italian “degëdiset” në nivelet e ulëta të Italisë dhe ndëshkohet nga Federata

Pas arbitrimit të një ndeshjeje të rëndësishme në Serie A, Crotone-Juventus, Francesco Fourneau prek fundin brenda një kohe 48 orëshe. Gjyqtari italian është vendosur si arbitër i 4-t në takimin e Serie B mes Reggina-s dhe Cosenza-s. Fourneau vendosi shumë në fatin e atij barazimi të bardhezinjve.

Arbitri italian i dha një penallti vendasve të Crotone, që u përkthye më pas në gol, duke befasuar kështu Juventusin. Por si për të mos mjaftuar me kaq, “hallet” e Juventusit në mbrëmjen e së shtunës vijuan edhe më tej, teksa Chiesa u ndëshkua me karton të kuq për taka të ngritura ndaj kundërshtarit, si dhe anuloi një gol të Alvaro Moratas, që do i jepte 3 pikët Juventusit.

“Zonja e vjetër” është akuzuar shpesh se ndihmohet nga arbitrat dhe Federata, prandaj vendimi për ta dërguar Fourneau si gjyqtar të 4-t në Serie B ka shkaktuar edhe polemika. Tifozë të shumtë e cilësojnë këtë si “ndëshkim” nga ana e Federatës, që e bën shembull për të tjerët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online