VIDEO/ Harrojeni Oçoan! Shezni është dora që mban gjallë Poloninë, i pret penalltinë Mesit dhe kthehet në mur të pakalueshëm

0

Harrojeni Oçoan! Prozhektorët këtë Botëror duhet të kthehen të gjitha nga Ujçeh Shezni. Portieri i Juventusit është dora që po mban gjallë Poloninë në këtë Kupë Bote. Gardiani i Kombëtares polake ka ngritur një mur të pakalueshëm përpara portës dhe pritjet e tij po shpëtojnë skuadrën edhe ndaj Argjentinës.

Për të dytën herë në këtë Botëror, Shezni arrin të presë një penallti. Por në kundërshti me rastin e Arabisë, kësaj here përpara tij qendronte një nga më të mirët që ka njohur ndonjëherë historia e futbollit. Vetë Mesi shkon të godasë topin nga pika e bardhë, por pa mundur të festojë. Shezni tregohet i jashtëzakonshëm duke pritur goditjen e Lionel Mesit. Kaq mjafton që te Polonia të festojnë si të çmendur, sikur të kishin shënuar gol./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.