‘’U kemi rënë më qafë Katarit, paska më keq”, Haxhiu shfryn ndaj Danimarkës: Kam parë një goditje me kokë që nuk e bëjnë as amatorët

0

Danimarka u eliminua në mënyrë të papritur nga Grupi C. Kombëtarja europiane shihej si favorite kryesore së bashku me Francën, por humbja e sotme kundër Australisë e rendit të fundit me vetëm një pikë të grumbulluar. Kjo humbje ka shtyrë Gerd Haxhiun të jetë tejet kritik menjëherë pas ndeshjes. Trajneri shqiptar ka thënë në studion e “RTSH”-së se Kombëtarja e Danimarkës është paraqitur më keq edhe se Katari.

“Së pari dua t’i kërkoj falje Katarit. U kemi rënë më qafë si skuadra më e dobët e këtij kompeticioni, por paska më keq. Sot jam zhgënjyer totalisht nga Danimarka. Gabime në pasime elementare, distanca 5-10 metra dhe pasohet gabim. Kemi parë të shkohet në linjat anësore të krahut të majtë dhe tentohej të krosonin në qendër “alla” Modriç me të jashtmen. Të gjitha tentativat e gabuara. Tentuan të bëjnë lëvizje për të bërë diçka në pjesën e dytë. Të gjitha ndërrimet, sidomos Kornelius, kam parë një interpretim të goditjes me kokë që as një futbollist amator nuk mund ta bëjë një interpretim të tillë”, është shprehur Gerd Haxhiu./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.