VIDEO/ Hamiti i sjell fat! Prishtina fiton me goleadë, uellsianët dorëzohen në “Fadil Vokrri”

Është mbyllur dueli i parë mes Prishtinës dhe Connahs Quay Nomads. Bardhekaltrit kanë dëshirë të vazhdojnë gjatë në Europë dhe këtë e kanë dëshmuar ditën e sotme. Arbitrimi i Eldorian Hamitit duket se i ka sjellë fat skuadrës shqiptare, e cila fiton bindshëm me uellsianët.

Nomads dorëzohet në “Fadil Vokrri”, teksa janë mposhtur me rezultatin 4-1. I pari që tundi rrjetën ishte Bekteshi në minutën e 41-të. Pak kohë pas fillimit të pjesës së dytë Otto John shmang me mjeshtëri mbrojtësin kundërshtar dhe dyfishon rezultatin. Uellsianët ngushtojnë shifrat me Moore, por festa zgjat vetëm 3 minuta, pasi Krasniqi ndëshkon përsëri rivalët. Ndërkohë për të mbyllur përfundimisht takimin mendon Otto John, që shënon të jatërtin në frymën e fundit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online