VIDEO/ Haland shënon një gol që vjen me asistin e portierit, por shihni mbrojtjen e Brighton që nuk do të falej as në…kalçeto

Haland po vazhdon me shënimin e golave dhe duket në rrugën e vendosjes së historisë në Premier League. Sulmuesi norvegjez ka shënuar golin e parë të takimit, teksa Manchester City po arrin të fitojë me shifrat 1-0 ndaj Brighton. Por mënyra e shënimit të golit tregon fare mirë nivelin e mbrojtjeve në Premier League. Ky kampionat shquhet për fizikun e tij dhe lojën e hapur, megjithëse mbrapa lihen hapësira të mëdha.

Madje Brighton nuk është kujdesur as duke ditur që ka si kundërshtar sulmuesin e momentit në botën e futbollit, Haland. Një pasim i ardhur direkt nga portieri i Manchester City do të gjente një hapësirë të frikshme në mbrojtjen kundërshtare, që me siguri nuk do të falej as në kalçeto. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online