VIDEO/ FUND! Franck Ribery mbyll karrierën si futbollist, nuk i përmban dot lotët në përshëndetjen e fundit në Seria A

Tifozët e Salernitana i thanë “lamtumirë” Franck Ribery që var këpucët në gozhdë. Francezi është duartrokitur nga tifozët me rastin e takimit të klubit të tij kundër Spezia Calcio. Franck Ribery njoftoi përfundimin e karrierës së tij futbollistike. Futbollisti vendosi të tërhiqej menjëherë për shkak të problemeve me gjurin që e penguan të merrte pjesë në futboll në nivelin më të lartë.

Francezi legjendar nuk do të rikthehet më në fushën profesionale, ndaj tifozët e klubit të tij të fundit, Salernitana, shfrytëzuan rastin për të falënderuar 39-vjeçarin për të gjitha arritjet e tij. Gjatë ndeshjes kundër Spezia Calcio-s, Franck Ribery u duartrokit nga një numër i madh i tifozëve dhe nuk mund të përmbante dot lotët. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online