VIDEO/ “Hakmarrja” u përmbush, Ronaldo mjafton për të thyer Interin e Kontes

0

Juventusi ka fituar gjysmëfinalen e parë në Kupën e Italisë, ku ka mposhtur Interin me shifrat përfundimtare 1-2. “Hakmarrja” mund të quhet tani e përmbushur për bardhezinjtë, të cilët nuk e kapërdinë lehtë atë humbje ndaj zikaltërve në kampionat.

Ndeshja do të zhbllokohej shumë shpejt, me Lautaro Martinezin që kap në befasi “zonjën e vjetër” në minutën e 9. Por kjo nisje e mbarë nuk ka ndikuar që përballja të mbyllej në të njëjtën mënyrë për Interin. Në minutën e 26 Kuadrado rrëzohet në zonë dhe arbitri akordon penallti pas rishikimit të pamjeve në VAR.

Nga 11 metrat Kristiano Ronaldo tregohet i saktë dhe fiton duelin me Handanoviç. Pak minuta më vonë do të ishte përsëri 5 herë fituesi i Topit të Artë ai që do të tundte rrjetë, duke përfituar nga një keqkuptim mes Bastonit dhe Handanoviç. CR7 u mjafton bardhezinjve për të thyer Interin e Kontes dhe për të shkuar kështu më të qetë në ndeshjen e kthimit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.