VIDEO/ Guximi i çmendur! Tifozët e quajnë trajnerin e Villareal si “taliban” për këtë skemë, nxori në pozicion jashtë loje gjithë lojtarët e Bayern Munchen

Villareal ka arritur suksesin historik në Champions League duke u renditur mes katër ekipeve më të mira në Europë. Pasi mundën Juventusin, spanjollët kanë arritur që të eliminojnë edhe Bayern Munchen.

Arritje e mrekullueshme kjo edhe për Unai Emery që tregoi se nuk është vetëm një trajner i mirë për Europa League. Ndërkohë ajo që po bën xhiron e rrjeteve sociale është minuta e 27. Në një goditje dënimit të Bayernit, janë tërhequr të gjithë lojtarët e Villareal duke i lënë rivalët në pozicion jashtë loje.

Ky guxim është jo pak i çmendur pasi nëse disa prej futbollistëve spanjollë nuk arrijnë që të lëvizin në kohë dhe mbajnë në lojë rivalët e tyre, atëherë kjo vlen si një autogol. Por skema dhe ideimi i tyre ishte në perfeksion, teksa tifozët kanë nisur ta quajnë Emery si…”taliban”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online