VIDEO/ Grushte dhe përleshje! Ndodh në ndeshjen PSG-Marsejë, ka 5 kartonë të kuq

Përballja më e zjarrtë e futbollit francez mes PSG-së dhe Marsejës ka rezultuar një arenë dy luftimi. Grushta dhe përleshje ishin mbyllja e klasikes së Francës. Marseja befasoi parizienët me atë gol të Thauvin, duke fituar ndeshjen 0-1, por në fund situata është tensionuar dhe ka dalë jashtë kontrollit.

Një situatë që nuk është toleruar aspak nga gjyqtari i takimit, që ka nxjerrë në pak kohë 5 herë kartonin e tij të kuq nga xhepi. I pari ishte pikërisht Amavi që do të ndëshkohej, ndërsa fill past tij Kurzava, që nuk i po përmbahej duke u kacafytur me kundërshtarët. Ndërkohë listës së gjatë nuk i ka shpëtuar as Nejmar, i cili është përjekur të tregohet dinak duke goditur një prej lojtarëve të Marsejës pas kokës, por VAR-i i nxjerr në pah çdo gjë dhe detyrohet të shohë kartonin e kuq përpara fytyrës së tij. Ndërkohë edhe Paredes dhe Benedeto janë ndëshkuar pas asaj ngjarje të shëmtuar që ndodhi në fushën e lojës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/neymarjrdepre/status/1305249933604392965

https://twitter.com/SnapGoal/status/1305249994031673345

https://twitter.com/SgCavani/status/1305234528752021504

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online